LIVE AF ELBASANI-BATE BORISOV/ Ndizet sfida, Nikaj “flirton” me golin e avnatazhit (VIDEO)
AF Elbasani ka paraqitjen e parë historike sot në Europë. Përballë është BATE Borisov, ndërsa sfida nis në orën 20:00. Formacionet zyrtare për turin e parë të Ligës së Konferencës janë publikuar.

Elbasani do të ketë pesë debutues sot në “Elbasan Arena”. Bëhet fjalë për Aleksovskin, Epitauks, Tresën, Hebajn dhe Nikajn.
Ekipi i Ivan Gvozdenoviç është favorit për fitoren. Kjo pasi BATE po kalon momentin më të vështirë në histori.
LIVE: ELBASANI-BATE BORISOV 0-0
KOMENTI LIVE:
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
34′ Epito provon me një tentativë nga distanca, topi shkon mbi kuadrat.
18′ Minuta të mira për Elbasanin që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e BATES-s.
8′ Pranë golit Elbasani me Nikaj, shkodrani depërton bukur nga e djathta, provon me një gjuajtje potente, por ndalet nga portieri. (VIDEO)
5′ Start i qetë, me të dyja skuadrat që duket se studiojnë njëra-tjetrën. Mungojnë rastet e rrezikshme.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI – BATE Borisov
PANORAMASPORT.AL













