ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Tirana firmos me mbrojtësin që doli nga akademia e Çelsit
Klubi i Tiranës vazhdon përforcimet me futbollistë gjatë merkatos së verës, për të ndërtuar grupin që trajneri Klafuriç do të ketë në dispozicion për sezonin e ri. Radhën sot e kishte një emër i cili pritet të përforcojë prapavijën e bardhebluve për këtë edicion.

Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, bardhebluve u është bashkuar qendërmbrojtësi Xhosef Kollei, i cili ka kaluar disa vite në akademinë e Çelsit, ndërsa ka luajtur me ekipet e moshave të Suedisë.
NJOFTIMI I TIRANËS
Mirë se erdhe, Joseph Colley!
KF Tirana njofton afrimin e Joseph Colley, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri.
Mbrojtësi qendror 26-vjeçar, i formuar në akademinë e Chelsea F.C., vjen pas eksperiencave të tij në Angli, Suedi dhe Greqi, duke nisur një kapitull të ri me fanellën e Tiranës.
Të urojmë suksese me fanellën bardheblu!
PANORAMASPORT.AL
LEXO EDHE:













