Postuar: Korrik 7, 2026 | 20:53
VIDEO/ Ishin pranë lamtumirës nga Botërori, Mesi dhe “të fortët” e Argjentinës shpërthejnë në lot pas fitores dramatike
Argjentina ka fituar në mënyrë dramatike përballë Egjiptit me përmbysje në minutat e fundit, duke kaluar në çerekfinalet e Kupës së Botës. Por duket se argjentinasit e ndjenë shumë afër mundësinë e lamtumirës nga Botërori dhe kjo është arsyeja se pse pas vërshëllimës përfundimtare, shumë prej tyre nuk mbajtën lotët.

I pari ishte Mesi, i cili shpërtheu në të qara, dukshëm i emocionuara pas disa minutave që ndryshuan gjithçka për fatin e tij, pasi kjo do të kishte qenë ndeshja e fundit në Botëror.
Por as Enco Fernandez, Lisandro Martinez, Molina apo Emiliano Martinez nuk mbajtën dot lotët, duke qenë dukshëm të emocionuar pas kësaj fitoreje dramatike.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













