“Ky grup e kalon Malishevën”, Gilman Lika: Kualifikimi nuk diskutohet, duhet të jetë në raundin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2026 | 22:41

“Ky grup e kalon Malishevën”, Gilman Lika: Kualifikimi nuk diskutohet, duhet të jetë në raundin tjetër

Në prag të ndeshjes Vllaznia-Malisheva për turin e parë të Conference League, për “Panorama Sport” ka folur Gilman Lika. Ish-kapiteni i kuqebluve është ndalur tek zhvillimet e fundit te shkodranët lidhur me zhvillimin e fazës përgatitore dhe merkaton.

Gilman Lika

Ndër të tjera ish-mesfushori thekson se për skuadrën e Martinit është një detyrim kalimi në turin tjetër dhe se nuk duhet ta diskutojë diçka të tillë. Teksa ai personalisht pret akoma të tjerë përforcime në merkato nga ana e klubit në mënyrë që të ndërtohet një ekip sa më i konsoliduar dhe që të luftojë për titullin kampion.

Lika, si e shikon Vllazninë në prag të ndeshjes me Malishevën në Conference League?

Shoh një Vllazni që ende po formohet dhe lojtarët e rinj po përshtaten. Ka pasur largime e afrime tek skuadra e të gjithë kërkojnë kohën e tyre. Por, prandaj është zhvilluar faza përgatitore, që të rregullohen këto “defekte” e skuadra të paraqitet në nivel dhe siç duhet. Me gjithë respektin për Malishevën, por kam një besim se Vllaznia e kalon këtë tur. Është turi i parë dhe në mendimin tim, kuqeblutë nuk duhet ta diskutojnë kalimin për më tej në raundin tjetër.

Ndikojnë humbjet e miqësoreve tek një skuadër profesioniste?

Këto humbje nuk lënë shije të mirë sepse askush nuk i dëshion. Por nuk besoj se ndikojnë aspak, aty bëhen eksperimente, provohen lojtarë, skema e ndaj mendoj se nuk duhet të merren edhe aq shumë për bazë. Tashmë duhet ta shohim ekipin në mënyrë reale dhe krijojmë një ide më të qartë. Koha e provave mbaroi dhe tashmë fi llojnë duelet reale të sezonit të ri.

Po për merkaton, e duhura deri më tani?

Afrimi i Mustes së fundmi më ka kënaqur shumë personalisht sepse mendoj se ai është futbollisti më i mirë i afruar deri më tani gjatë kësaj vere. Një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në vend dhe që mbuloi një rol që ishte lënë zbuluar pas largimeve të Jagos dhe Hakajt. Futbollistët e tjerë disa i njoh dhe i kam ndjekur ndërsa për disa të tjerë nuk kam edhe aq shumë informacion. Do duhet t’i shohim në fushën e lojës, por drejtuesit besoj se e dinë mirë punën e tyre dhe se kë kanë sjellë në ekip. Uroj që të gjithë të rezultojnë afrime të qëlluara.

Bind ky grup aktual i kuqebluve?

Unë pres ende akoma diçka më shumë, pres nga klubi të afrojë akoma lojtarë të tjerë cilësorë. Sepse mendoj se Vllaznia do luajë sërish për të fi tuar titullin kampion e për këtë arsye duhet një grup sa më i plotë dhe cilësorë. Por, për ndeshjen e Conference League, besoj se ky grup e përballon me sukses raundin e parë të kompeticionit.

Duhet të shohim një Vllazni reale në fushë këtë mesjavë?

E thashë, koha e eksperimenteve mbaroi dhe tashmë duhet të shohim një ekip real në fushë. Kam besimin se faza përgatitore do japë frytet e saj dhe se këtë duel në “Loro Boriçi”, Vllaznia do dijë të tregojë vlerat dhe marrë një rezultat pozitiv.

ENDRI ÇINARI  – PANORAMASPORT.AL