VIDEO/ Nuk ndihmoi dot skuadrën të mbijetonte në Superiore, sulmuesi shënon dhe i jep fitoren në Champions ekipit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2026 | 22:26

VIDEO/ Nuk ndihmoi dot skuadrën të mbijetonte në Superiore, sulmuesi shënon dhe i jep fitoren në Champions ekipit të ri

Skuadra e Bylisit nuk ia doli të mbijetonte në Superiore pasi ra nga kategoria në javën e fundit të edicionit pas humbjes me Vorën. Ndaj nga radhët e ballshiotëve u larguan disa lojtarë të cilët nuk kanë vonuar të gjejnë sistemim të ri.

bandicam 2026-07-07 21-21-15-235

Një prej tyre është edhe Robert Muriç, i afruar në pjesën e fundit të sezonit si futbollist i lirë, me objektivin për të ndihmuar ekipin ballshiot që të siguronte pikët që i duheshin për të qëndruar në elitë.

Muriç luajti pak ndeshje me Bylisin, duke lënë shenjë me një gol të shënuar në kampionat. Por pas mbylljes së sezonit, ai ndërpreu kontratën me Bylisin dhe u transferua në Maltë te ekipi i Floriana ku ka lënë shenjën e tij që në ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve me këtë ekip.

Në duelin e sotëm të turit të parë mes Florianës dhe Shemrok Rovers, të përfunduar 2-0, ishte pikërisht Muriç ai i cili shënoi golin e avantazhit për maltezët në pjesën e parë të takimit.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL