Postuar: Korrik 8, 2026 | 13:21
VIDEO/ Dalin pamjet e reja, plas debati nëse ishte penallti për Egjiptin kundër Argjentinës
Argjentina mposhti dje Egjiptin me rezultatin 3-2. Ishte një përmbysje e çmendur për kampionët në fuqi të Botërorit, pasi në minutën e 79-të e shikonin veten në disavantazh 2 me 0.

Debati më i madh është për golin e tretë të Argjentinës. Para se të shënohej, tek Egjipti pretendonin për penallti.
Ishte Salah që u rrëzua në zonën e Argjetinës, duke reklamuar pengim nga Alvarez. Pamje të reja ndërkohë janë publikuar.
Dhe debati është i madh. Nëse mund të akordohej penallti pas golit të Fernandez tek Argjentina, apo jo.
Pamjet e reja: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













