Kampion me Tiranën, mesfushori e mbyll përfundimisht pas rikthimit: Çdo moment më ndihmoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2026 | 15:18

Kampion me Tiranën, mesfushori e mbyll përfundimisht pas rikthimit: Çdo moment më ndihmoi

Andri Stafa ka mbyllur bashkëpunimin me Lirinë e Prizrenit. Ish-lojtari i talentuar i Tiranës, kampion me bardheblutë në vitin 2020, e zyrtarizoi vendimin përmes rrjeteve sociale.

andri stafa

“Pas një periudhe të veçantë, ka ardhur momenti të mbyll një kapitull të rëndësishëm. Nuk jam më pjesë e klubit Liria.

Dua të falënderoj nga zemra klubin, bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët për mbështetjen, respektin dhe kujtimet që do t’i mbaj gjithmonë me vete.

Çdo moment i kaluar me këtë fanellë më ka ndihmuar të rritem si futbollist dhe si njeri. I uroj Lirisë vetëm suksese në vazhdim. Faleminderit për gjithçka”, shkruan 24-vjeçari i mesfushës.

Stafa u rikthye te Liri pas sezonit të kaluar te Besa. Më parë në Kosovë ka luajtur edhe me Llapin.

PANORAMASPORT.AL