EKSKLUZIVE/ Partizani pa Hjumen, probleme të mëdha për tre futbollistë në fillimin e sezonit
Trajneri Florin Bratu filloi përgatitjet me Partizanin pikërisht më 6 korrik. Në “Shtëpinë e Futbollit”, të kuqtë po stërviten në kuadër të sezonit të ri. “Panorama Sport” mëson se deri tani bie në sy mungesa e madhe e Rouen Hjumen, i cili nuk i është bashkuar ekipit për shkak se po pret vizën.

Jo vetëm ai, por edhe sulmuesit Arshonzh Bintsuka dhe Diego Kontreras. Ky është një problem i dëgjuar te Partizani edhe në sezonet e shkuara, ndërsa shpresohet që të mos bëhet shqetësues.
“Demat” po punojnë me fokusin për t’u kthyer sërish protagonistë. Sezoni i kaluar ishte zhgënjim, duke qenë se nuk u sigurua as objektivi minimal siç është pjesëmarrja në Europë.
Në të njëjtën kohë po punohet edhe me kompleksin. Kjo është arsyeja përse te Partizani nuk po stërviten në shtëpinë e tyre.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













