Postuar: Korrik 8, 2026 | 14:14
E papritur për Endri Çekiçin, zbulohet vendimi i fundit në karrierën e ish-lojtarit të Kombëtares
Endri Çekiçi është zyrtarisht pa ekip. 29-vjeçari e mbylli me Zakho FC, që rezulton të ketë postuar njoftimin në fundin e muajit qershor. Te Zakho u afrua në janarin e këtij viti.

Çekiçi prej kohësh nuk po gjen qetësi në karrierën e tij. Kujtojmë se katër vite më parë vlerësohej 5 milionë euro në treg, por vlera e tij filloi të ulej ndjeshëm.
Mesfushori me tipare sulmuese është tashmë në dilemë për të ardhmen. I lindur në Pogradec, karriera si lojtar profesionist për të nisi te Teuta ku regjistroi një ndeshje.
Prej më shumë se 12 vitesh luan jashtë Shqipërisë. Eksperienca e fundit me Zakho ishte pikërisht në Irak.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













