“Më shumë se 50 përqind”, zëvendëspresidenti beson te Klop si trajner i Gjermanisë: Kemi kufirin tonë
Tashmë është konfirmuar se Jurgen Klop do të jetë trajneri i ri i kombëtares gjermane pas largimit të Julian Nagelsman. Zëvendëspresidenti i DFB dhe presidenti i Ligës Gjermane, Hans Joakim Vatzke, ka komentuar tani negociatat. Edhe pse Klop ka qenë prej kohësh kandidati favorit për stolin e kombëtares, Vatzke ka paralajmëruar futbollin gjerman të mos festoj para kohe.

“Kjo çështje nuk është ende e mbyllur, sidomos duke pasur parasysh përfshirjen e Red Bullit,” tha ai në një intervistë. Klop, i cili aktualisht mban postin te Red Bull, ka kontratë deri në vitin 2029. Megjithatë, bashkëpunëtori i hershëm i Klopit u shpreh optimist se pengesat për emërimin e 59 vjeçarit si pasues i Nagelsmanit mund të tejkalohen. Sipas Vatzkes, gjasat që Klop të marrë drejtimin e kombëtares janë “më shumë se 50 përqind”, duke e cilësuar këtë si “Planin A”. Vatzke nuk beson se financat do të jenë një pengesë. “Sigurisht që kemi kufirin tonë financiar,” tha ai me buzëqeshje, duke shtuar se pret një “zbritje patriotike” nga Klop.
Financat do të jenë padyshim një nga temat kryesore të bisedimeve, pasi Klop ka edhe kontrata private sponsorizimi që nuk përputhen me partneritetet e DFB. “Problemet janë aty për tu zgjidhur,” u shpreh Vatzke. “Gatishmëria e Jurgen për ta trajtuar këtë çështje është tashmë një ndihmë e madhe.” Mbetet ende për tu parë se deri në çfarë mase Klop, nëse merr drejtimin e kombëtares, do të përfshihet edhe në çështje strukturore, si zhvillimi i futbollit të të rinjve në DFB.
“Fillimisht duhet të sqarojmë se sa larg dëshiron të ndërhyjë në strukturat ekzistuese,” tha Vatzke. Megjithatë, ai theksoi se Klop nuk do të ketë autoritet absolut. “Jurgen Klop nuk do të kërkonte kurrë kompetenca të pakufizuara.” Në të njëjtën kohë, ai shtoi se do të ishte gabim “të mos përfshihej dikush me nivelin e ekspertizës që ka Jurgen Klop.” Ende nuk dihet se sa do të zgjasin negociatat. Megjithatë, pritet që Vatzke të udhëtoj drejt Nju Jorkut për të zhvilluar bisedime me Klop
PANORAMASPORT.AL













