Debutim i hidhur për trajnerin Osmani, skuadra e Kategorisë së Parë i jep “leksion” në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2026 | 21:06

Debutim i hidhur për trajnerin Osmani, skuadra e Kategorisë së Parë i jep “leksion” në miqësore

Trajneri i Laçit, Qatip Osmani, ka debutuar me humbje në duelin e parë në stolin kurbinas, teksa skuadra e tij u mposht me rezultatin 1 me 0 në duelin miqësor ndaj Besës së Kavajës, sfidë kjo që u zhvillua në stadiumin e “Luzit të Vogël”.

besa-laci-0-0

Një paraqitje dinjitoze për verdhezinjtë e Gugash Maganit, teksa ishte sulmuesi i afruar rishtazi në merkato, Melsi Cereni, ai që shënoi golin e fitores ndaj Laçit.

Vlen të theksohet fakti, se në këtë miqësore të parë të dy trajnerët aktivizuan një numër të konsiderueshëm lojtarësh, ku fokusi ishte tek ata që janë në provë si te Besa ashtu edhe te Laçi.

Kujtojmë që kavajasit këtë sezon do të militojnë në Kategorinë e Parë, me objektiv ngjitjen në elitën, ndërkohë që Laçi është pjesë e Superiores, pas shpalljes kampion në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL