Trajneri i ri ka punë për të bërë te Tirana, ja problemet që duan zgjidhje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2026 | 23:59

Trajneri i ri ka punë për të bërë te Tirana, ja problemet që duan zgjidhje

Problemet më të mëdha të bardhebluve këtë sezon u shfaqën në fazën mbrojtëse. Tirana pësoi 46 gola, ose mesatarisht 1.3 për ndeshje, një shifër e lartë për një ekip që tradicionalisht synon vendet e para. Megjithatë, skuadra arriti të mbante portën e paprekur në 10 takime, çka tregon se në disa momente kishte stabilitet defensiv.

tirana

Mbrojtja regjistroi 38.1 ndërhyrje dhe ndërprerje aksionesh për ndeshje, ndërsa futbollistët rikuperuan mesatarisht 72.9 topa për takim. Portierët Tafas dhe Bekaj kontribuuan me 3.5 pritje për ndeshje, duke shmangur në disa raste një bilanc edhe më të rëndë. Tirana, sipas “Sofascore” fitoi mesatarisht 66.4 duele për ndeshje, megjithëse përqindja e suksesit ishte vetëm 36.7 për qind. Edhe në ajër skuadra nuk dominoi, duke fituar 14.7 duele në ajër për ndeshje me një sukses prej 40.4 për qind.

Bardheblutë u kapën 1.9 herë në pozicion jashtë loje për ndeshje, ndërsa regjistruan 7.9 rivënie nga porta për takim. Në tërësi, statistikat e sezonit tregojnë një Tiranë që pati vështirësi për të gjetur vazhdimësinë e rezultateve. Sulmi nuk prodhoi aq sa pritej, ndërsa mbrojtja nuk arriti të ofronte sigurinë e nevojshme në ndeshjet vendimtare. Pavarësisht disa treguesve pozitivë, si numri i ndeshjeve pa pësuar gol dhe saktësia e lartë në pasime, sezoni mbeti larg standardeve që shoqërojnë emrin e klubit më të titulluar në futbollin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL