VIDEO/ Haiti i eliminuar i afrohet surprizës, Maroku e mund në minutat e fundit pas 6 golave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 2:09

VIDEO/ Haiti i eliminuar i afrohet surprizës, Maroku e mund në minutat e fundit pas 6 golave

Maroku ka marrë një fitore aspak të thjeshtë përballë Haitit, duke triumfuar vetëm në fund me shifrat 4-2 në sfidën e Grupit C.

 asdfasdas

Haitianët, edhe pse zyrtarisht të eliminuar që para kësaj ndeshje, treguan se nuk do të dorëzoheshin pa thënë fjalën e tyre dhe me anë të Xhozef tundën rrjetën që në minutat e parë të takimit. Hakimi ishte ai që barazoi rezultatin por pak minuta më vonë ishte përsëri Haiti që kaloi përpara me Isidor. Saibari gjithsesi konfirmoi formën e shkëlqyer që po kalon dhe barazoi shifrat para pushimit të ndeshjes.

Haiti u mundua të rezistonte në pjesën e dytë, por 12 minuta para fundit ishte i sapofuturi në lojë Rahimi ai i cili më në fund kaloi murin e ngjeshur të mbrojtjes haitiane dhe shënoi golin e rezultatit 3-2. Një tjetër zëvendësues, Jasin, vulosi me golin e tij në minutën e 89 rezultatin përfundimtar 4-2 që gjithsesi nuk i garantoi Marokut më shumë se vendin e dytë në grup.

MAROK-HAITI 4-2
39’ Hakimi, 45’+1’ Saibari, 78’ Rahimi, 89’ Jasin / 10’ Xhozef, 41’ Isidor

Goli i Xhozef (VIDEO)

Goli i Hakimi (VIDEO)

Goli i Isidor (VIDEO)

Goli i Saibari (VIDEO)

Goli i Rahimi (VIDEO)

Goli i Jasin (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL