Ecuria e Gjermanisë, skuadra e Nagelsman një hap larg historisë me serinë e madhe të fitoreve
Gjermania synon fitoren e saj të 12-të radhazi kundër Ekuadorit, një sukses që do t’i barazonte një rekord historik të gjatë.

Kombëtarja gjermane e zgjati serinë e saj të fitoreve në 11 ndeshje me fitoren 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë të shtunën, duke siguruar kalimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës. Skuadra e Julian Nagelsman tani ka mundësinë të bëj histori në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Ekuadorit të enjten.
Nëse arrijnë fitoren e 12-të radhazi, ata do të barazojnë rekordin për serinë më të gjatë të fitoreve në historinë e kombëtares gjermane, të vendosur mes majit 1979 dhe qershorit 1980 nën drejtimin e trajnerit Jup Deruall. Sido që të jetë, Gjermania është e sigurt se do ta përfundoj grupin në vendin e parë, duke u renditur e para me gjashtë pikë dhe me një golaverazh 9-2.
PANORAMASPORT.AL













