Postuar: Qershor 24, 2026 | 23:41
E papritur! Anulohet ndeshja e Elbasanit në Serbi, klubi del me deklaratë zyrtare
Elbasani kishte planifikuar që të luante sot prej orës 18:00, pikërisht ndeshjen e parë për sezonin e ri. Bëhej fjalë për miqësore në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Konferencës.

Sutjeska ka befasuar pasi në orën 14:45 lajmëroi që ndeshja në Serbi me verdheblutë është anuluar. Ndërkohë që do të luajnë ndaj ekipit rival në Malin e Zi, Mornar.
Njoftimi i Sutjeskës: “Ndeshja e planifikuar miqësore kundër AF Elbasanit nga Shqipëria është anuluar. Kundërshtari ynë në ndeshjen e sotme do të jetë ekipi i Mornarit.

PANORAMASPORT.AL













