Mbrojtësi shqiptar largohet nga Moldavia, kthehet në opsion për klubin kryeqytetas
Alesio Mija nuk do të jetë më pjesë e Sherif Tiraspolit, pasi mbrojtësi shqiptar dhe klubi moldav kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre në përfundim të kontratës.
Në këtë mënyrë, Mija do të largohet si lojtar i lirë dhe është tashmë i hapur për të shqyrtuar ofertat e ardhshme në merkato. Gjatë periudhës së tij me Sherif Tiraspol, mbrojtësi ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke regjistruar 43 paraqitje zyrtare dhe duke shënuar 4 gola në të gjitha kompeticionet.
“Faleminderit, Alesio Mija. Mbrojtësi shqiptar, Alesio Mija, largohet nga Sherif. 25-vjeçari largohet pas dy sezonesh në klubin tonë. Gjatë kësaj periudhe ka luajtur në 43 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 4 gola. Ka fituar dy herë Kupën e Moldavisë. Sherif e falënderon Alesion për kontributin e dhënë në zhvillimin e klubit dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, shkruan klubi moldav, teksa Mija tashmë është një opsion për mbrojtjen e Dinamos.
PANORAMASPORT.AL













