Fitore ndaj kampionëve të Kosovës, Egnatia mbyll me sukses përgatitjet në Bullgari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2026 | 20:37

Fitore ndaj kampionëve të Kosovës, Egnatia mbyll me sukses përgatitjet në Bullgari

Skuadra e Egnatias mbylli me një fitore fazën e saj përgatitore në Bullgari, në prag të ndeshjeve të Ligës së Kampioneve ku triumfuesit e Superiores si zakonisht do të marrin pjesë në turin e parë.

drita egnatia

Rrogozhinasit kanë fituar sot me rezultatin 2-1 përballë kampionëve të Kosovës, Dritës, duke treguar se që tani kanë një ritëm të mirë për përballjet europiane të korrikut.

Kjo ishte miqësorja e tretë e skuadrës së Dedes që u mund fillimisht nga CSKA Sofja me shifrat 3-2, ndërsa më pas mundi me rezultatin 3-1 Ballkanin.

PANORAMASPORT.AL