Goli i Senegalit hap një rrugë të rrezikshme, Gjermania rrezikon duelin me Francën
Ndërsa tifozët norvegjezë në tribuna po përgatiteshin tashmë për këngën e tyre të famshme të vozitjes, skuadra e tyre pësoi një gol të vonë në ndeshjen kundër Senegalit, duke e bërë rezultatin 2-3.

Ky gol ndryshon dinamikën e grupit dhe mund të ndikoj edhe te kombëtarja gjermane. Renditja në Grupin I ka ndikim edhe për kombëtaren gjermane. Nëse skuadra e Julian Nagelsman arrin në 1/16 e finales, ajo mund të përballet me fituesin e Grupit I. Në gjendjen aktuale, një duel me favoriten kryesore Franca duket i pashmangshëm më 4 korrik, nëse të dyja skuadrat kalojnë raundin e 1/32.
Nga këndvështrimi i Norvegjisë, kjo madje mund të jetë një avantazh, pasi nëse përfundojnë të dytët në grup, në 1/ 16 e finales do të përballeshin më shumë gjasa me Brazilin ose Marokun, në vend të Gjermanisë.
PANORAMASPORT.AL













