Paguhen 700 mijë euro te kombëtarja për firmën, Armando Broja me sytë nga Bërnli për emërimin e trajnerit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2026 | 19:48

Paguhen 700 mijë euro te kombëtarja për firmën, Armando Broja me sytë nga Bërnli për emërimin e trajnerit të ri

Armando Broja është drejt një transferimi në Seria A. Ndërkohë ekziston një mundësi që të mbetet pjesë e Bërnlit në Championship, vetëm pas afrimit të trajnerit të ri.

Screenshot 2026-06-24 194742

Së fundmi raportohet se Kreig Bellami do të marrë drejtimin e Bërnlit. Bëhet fjalë për trajnerin e kombëtares së Uellsit, ndërsa klubi anglez ka rënë dakord për t’i paguar 700 mijë euro atyre për prishjen e kontratës.

46-vjeçari e ka rikthim te Bërnli ku do të vendosë përfundimisht edhe për të ardhmen e Brojës ndër të tjera. Në periudhën 2022-2024 ishte ndihmëstrajner te Bërnli.

Po ashtu Bellami pritet të jetë tekniku më i paguar i Championship. Synim është rikthimi në elitën e futbollit anglez.

PANORAMASPORT.AL