Surprizë në merkato, futbollisti që u largua nga Vllaznia përfundon në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2026 | 20:05

Surprizë në merkato, futbollisti që u largua nga Vllaznia përfundon në Gjermani

Aleksandër Kuro e mbylli me Vllazninë pas përfundimit të kontratës. Karriera e mbrojtësit 32-vjeçar duket se do vazhdojë në Gjermani.

Screenshot 2026-06-24 200412

Raportimet e fundit nga jashtë vendit tregojnë se është pranë firmës me Bremer SV. Klubi gjerman është pjesë e “Regional League North”, ndryshe kategoria e katërt për nga rëndësia.

Pjesën më të madhe të karrierës Kuro e kalonte te Teuta. Aty ku regjistroi plot 117 ndeshje. Në Shqipëri si mbrojtës nuk ia doli të gjejë asnjëherë rrugën e rrjetës, ndërsa asistoi 7 gola.

Zgjedhja për të ardhmen është disi surprizuese. Për herë të parë pritet të luajë në Gjermani.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL