Tani u kuptua pse Leverkuseni e donte me çdo kusht, adoleshenti boshnjak vendos rekord në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2026 | 22:30

Tani u kuptua pse Leverkuseni e donte me çdo kusht, adoleshenti boshnjak vendos rekord në Botëror

Ndeshja mes Bosnjë Hercegovinës dhe Katarit në Grupin B të Kupës së Botës ka treguar se pse Bajer Leverkuseni vendosi ta kthente me shpejtësi në bazë Kerim Alajbegoviç të skuadrës ballkanase.

alajbegovic

Djaloshi 18-vjeçar ishte shitur verën e kaluar te RB Salcburg, por Leverkusen vendosi të aktivizonte klauzolën e tij për ta riblerë gjatë kësaj vere.

Anësori i sulmit të Bosnjës, tregoi se sa vlente sot me një gol i cili e futi në librat e historisë. Në moshën 18 vjeç e 276 ditë, ai u bë golashënuesi më i ri me gjuajte nga jashtë zonës në historinë e Botërorëve, pasi shënoi përballë Katarit golin e avantazhit të përkohshëm 1-0.

Ai theu kështu rekordin që mbahej nga Kilian Mbape në vitin 2018, kur francezi realizoi gol në moshën 19 vjeç e 207 ditë me një goditje nga jashtë zonës.

PANORAMASPORT.AL