Hapi i radhës në Angli për sulmuesin kuqezi, Armando zyrtarizohet te klubi londinez: Ky është vendi perfekt
Armando Dobra ka bërë hapin e radhës të karrierës së tij, duke firmosur me klubin londinez të Lejton Orient.

Ka qenë vetë klubi londinez ai i cili ka publikuar lajmin e transferimit të Dobrës, të cilin e ka blerë nga Çestërfilld i kategorisë së katërt në të cilin ish-futbollisti i Shpresave ka shkëlqyer në vitet e fundit. Sipas vetë klubit, Dobra kishte nënshkruar një marrëveshje trevjeçare.
“Jam shumë i lumtur që nënshkruaj për klubin. Trajneri luajti një rol të madh për mbërritjen time këtu për shkak të mënyrës se si luan dhe që më përshtatet, ndaj mezi pres të filloj.
Jam gati për një hap përpara dhe ky është vendi perfekt për ta bërë këtë. Të punosh shumë është detyrim dhe unë jam një nga ata lojtarë që jep gjithçka stemën, Jam gati të filloj punën”, tha mesfushori ofensiv pas prezantimit.
PANORAMASPORT.AL













