Përforcim nga radhët e Skënderbeut, Vllaznia zyrtarizon mesfushorin e ri që u bashkohet kuqebluve
Skuadra e Vllaznisë ka vazhduar me prezantimet e afrimeve të reja të merkatos së verës, që do të mbulojnë boshllëqet e krijuara nga largimet e shumta që kanë pësuar kuqeblutë në krahasim me sezonin e fundit.

Emri më i ri është ai i mesfushorit Rendi Dumfur, i cili në vitet e kaluara ka qenë pjesë e Skënderbeut duke u kthyer në një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës korçare.
NJOFTIMI I VLLAZNISË
Mirë se erdhe, Randy Dwumfour!
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit Randy Dwumfour, i cili do të veshë fanellën kuqeblu pas eksperiencës së fituar në kampionatin shqiptar.
Futbollisti ka firmosur një kontratë 1+1, me të drejtë rinovimi, duke u bërë pjesë e projektit të Vllaznisë për sezonet në vijim.
Me forcën fizike, dinamizmin dhe eksperiencën e tij në futbollin shqiptar, Randy pritet të sjellë vlera të rëndësishme për ekipin tonë.
I urojmë Randy-t suksese dhe sa më shumë fitore me fanellën e Vllaznisë!
Mirë se erdhe në familjen kuqeblu!
PANORAMASPORT.AL













