VIDEO/ Brazili është spektakolar me Vinicius goleador, triumfon përballë Skocisë dhe e mbyll i pari
Brazili ka siguruar fitoren që i nevojitej për të mbajtur vendin e parë në Grupin C të Boëroritt 2026 teksa mposhti Skocinë me shifrat 3-0.

Skuadra e Ançelotit ishte dominuese përballë europianëve në ndeshjen e fundit në grup me një Vinicius në formë të shkëlqyer që bëri diferencën që në pjesën e parë.
Sulmuesi shënoi golin e avantazhit që në minutën e 7 pas një gafe të mbrojtjes, pa t;i anulohej një gol i dytë dhe më pas dyfishoi shifrat në fundin e këtij fraksioni loje me një gol me kokë. Kjo ia bëri më të thjeshtë administrimin e lojës në fraksionin e dytë brazilianëve, ndërsa ishte Kunja ai cili shënoi golin e tretë.
Në fund kishte minuta edhe për Nejmar, i cili bëri kësisoj kthimin e tij në radhët e përfaqësueses së Brazilit, por nuk ia doli të linte shenjën e tij në këtë ndeshje ndonëse provoi disa herë të gjente rrjetën.
SKOCI-BRAZIL 0-3
7’, 45’+3’ Vinicius, 61’ Kunja
Goli parë i Vinicius (VIDEO)
Goli i dytë i Vinicius (VIDEO)
Goli i Kunja (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













