Sulmues nga Portugalia për Partizanin, zbulohet emri i talentit që shpërtheu me gola te moshat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2026 | 19:19

Sulmues nga Portugalia për Partizanin, zbulohet emri i talentit që shpërtheu me gola te moshat

Erik Oliveira është talenti i cili shfaqet së fundmi në skenë për Partizanin siç tregon “Universo Distrital”. Sulmuesi 19-vjeçar nga Portugalia tregohet si objektiv gjatë kësaj periudhe.  

Screenshot 2026-06-24 191729

Oliveira mbylli sezonin me Oriental U-19. Tashmë po synon kalimin për herë të parë me kontratë te një ekip profesionist.

Më parë ka debutuar në Serinë D, ndryshe kategoria e katërt portugeze, ku luajti vetëm një ndeshje me ekipin e parë të Oriental Lisbonë. Pikërisht tek ai takim gjeti edhe rrugën e rrjetës.

Oliveira është sulmues në krahun e djathtë. Informacion që dihet për të është po ashtu gjatësia, pikërisht 1.73m.

Ndikimi i tij ishte në kampionatet rajonale. Pikërisht te Fabril Barreiro U-17 shënonte 28 gola në 24 ndeshje. Më pas ishte pjesë e Estoril Praia dhe Oriental. Në edicionin e fundit me moshat shënoi 12 gola në 30 ndeshje.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL