Postuar: Qershor 28, 2026 | 19:52
Faza me eliminim direkt e Botërorit nis me dy rekorde, publikohen formacionet e ndeshjes së vetme që luhet sot
Faza me eliminim direkt e Kupës së Botës nis sot me një ndeshje të vetme, atë mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë, që do të kërkojnë kalimin mes 16 skuadrave më të mira.

Afrika e Jugut doli e dyta në Grupin A të turneut duke kaluar për herë të parë në fazën me eliminim direkt, ndërsa trajneri i saj, Hugo Bros, do të bëhet në moshën 74-vjeçare tekniku më i vjetër që drejton një ndeshje me eliminim direkt në Botëror.
Përballë do të ketë Kanadanë e cila gjithashtu do të shkruajë sot historinë, duke u bërë vendi i parë organizator i një Botërori që nuk luan një ndeshje në fushën e vet, pasi sfida në fjalë është programuar të luhet në Los Anxheles.
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













