VIDEO/ Tre golat në pjesën e dytë shtangin Kanadanë, Maroku eliminon organizatorët dhe “fluturon” drejt çerekfinaleve të Botërorit
Maroku ka eliminuar një nga organizatorët e turneut, Kanadanë.
Pjesa e parë rezultoi më e mirë për kanadezët, por nuk arritën të shënjestronin si duhet. Në minutën e 22’ Marokut iu dëmtua golashënuesi më i mirë i skuadrës, Ismael Saibari duke i tronditur dhe në 45 minutat nuk u prodhua asnjë gol.
Në të dytën gjithçka foli për afrikanët që zhbllokuan shifrat në minutën e 50’. Pas një asisti fantastik të kapitenit Hakimi, Ounahi tundi rrjetën e kanadezëve. Në minutën e 82-të, ishte Brahim Diaz ai që u shfaq me asist dhe Ounahi bëri heroin me dygolësh. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Rahimi vulosi sfidën në minutën e 98′.
Me këtë fitore të pastër, Maroku shkon në raundin tjetër ku do të presë fituesin e çiftit Paraguai-Francë.
KANADA 0-3 MAROK
50′, 82′ Ounahi, 90+8′ Rahimi
NGJARJET KRYESORE
GOLI I RAHIMIT (VIDEO)
RASTI I RAHIMIT (VIDEO)
GOLAT E OUNAHIT (VIDEO) (VIDEO)
TENSION MES LOJTARËVE (VIDEO)
DËMTIMI I SAIBARIT DHE ZËVENDËSIMI (VIDEO)
RASTI I OLUVASEJI (VIDEO)
RASTI I XHONATAN DAVID (VIDEO)

STATISTIKAT SIPAS “SOFA SCORE”
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













