Ylli i Gjermanisë që e mbylli me futbollin i çudit të gjithë, nis gjithçka nga e para në kategorinë e 9

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2026 | 19:26

Ylli i Gjermanisë që e mbylli me futbollin i çudit të gjithë, nis gjithçka nga e para në kategorinë e 9

Niklas Zyle, futbollisti i Borusia Dortmund dhe përfaqësueses gjermane, vetëm dy muaj më parë i dha fund me futbollin e luajtur, duke deklaruar se tërhiqej që në moshën 30-vjeçare, si pjesë e problemeve të vazhdueshme që kishte pësuar.

sdffsdfsdsfdfsdsfdsfd

Lojtari shpjegoi se stresi dhe lodhja e dëmtimeve i kishin hequr qejfin e futbollit ndaj kishte vendosur që të tërhiqej përfundimisht nga fushat e blerta. Por sot, në mënyrë të papritur, ai ka bërë të ditur se do të kthehet në fushë dhe do të regjistrohet në kategorinë e 9-të gjermane, me ekipin e SV Tifenbah.

“Jam shumë i lumtur që do të përjetoj më në fund futbollin nga një pikëpamje tjetër, ku bëhet fjalë vetëm për sportin në vetvete dhe jo për biznes apo para. Te ai klub luajnë dy nga shokët e mi më të ngushtë, një prej tyre punon edhe si trajner aty. Pas 13 vitesh në futbollin profesionist, për mua është një dhuratë absolute që të mund të qëndroj në fushë me miqtë e mi dhe të mund t’i gëzohem plotësisht futbollit”, tha Zyle.

PANORAMASPORT.AL