Postuar: Korrik 5, 2026 | 19:28
ZYRTARE/ Vjen prezantimi i Egzon Belicës, më në fund rikthehet në shtëpi
Egzon Belica më në fund është prezantuar nga Struga. Për 35-vjeçarin është rikthim në qytetin e lindjes, ndërsa do të jetë hera e parë që do të luajë me Strugën.

“Mirë se erdhe në qytetin e lindjes, mirë se erdhe te bardhekuqtë Egzon”, shkruan Struga. Belica do të punojë me trajner Bledi Shkëmbin në sezonin e ri.
Belica është në hapat e fundit të karrierës. Kujtojmë se nga janari luante për Rabotnickin.
Në Shqipëri u bë i njohur për periudhën te Partizani. Me të kuqtë luajti plot 178 ndeshje ku mbajti edhe shiritin e kapitenit.
Belica ka një karrierë të pasur, ndërsa gjithçka niste te Besa. Ka luajtur po ashtu me Rigën, Konkordian, Ohrid Lihnidos, Prishtinën, Shkëndijën dhe Inter Turkun.
PANORAMASPORT.AL













