I gozhduar në stol te Zvicra, Jashari nuk e fsheh më: Ky është turneu im i tretë dhe nuk luaj, jam i zhgënjyer
Ardon Jashari nuk po kalon një moment shumë të lumtur të karrierës së tij, si në klub, ashtu edhe me ekipin përfaqësues. Mesfushori u kthye në lojtar stoli te Milani pa shprehur potencialin e tij, ndërsa te Zvicca, rrallëherë e sheh më fushën e lojës.

Ai ka luajtur vetëm 1 minutë në ndeshjen e hapjes së skuadrës së tij në këtë Botëror dhe që atëherë ka qenë vetëm tifoz, duke bërë që edhe vetë mesfushorin ta pranojë hapur para mediave.
“Jam i zhgënjyer. Ky është turneu im i tretë me ekipin kombëtar dhe vazhdoj të mos luaj. Por gjëja me e rëndësishme është skuadra”, tha fillimisht ai, duke folur më pas për ndeshjen ndaj Kolumbisë që e pret ekipin këtë të martë.
“Mund të ketë provokime në fushë. Duhet të jemi gati që të përballemi me ta, pa dyshim. Ne jemi gati. Kolumbia është një ekip dinamik, që luan me shumë agresivitet. Do të jetë ndeshja më e vështirë e turneut. Përfaqësueset amerikano-jugore kanë qasje shumë intensive”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL













