Postuar: Korrik 5, 2026 | 20:00
VIDEO/ Nuk ka më dyshime, Egnatia llogarit edhe liderin e rëndësishëm në Champions
Egnatia vazhdon përgatitjet në prag të ndeshjes më të rëndësishme, që do të jetë pikërisht ndaj Petrokub. Kampionët nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede mbyllën seancën e sotme stërvitore në stadiumin “Arena Egnatia”.

Lajmi më i mirë mbetet rikthimi i portierit Dajsinani. Ky i fundit është 100% i gatshëm për të luajtur sipas raportimit të fundit.
Sfida e parë për Ligën e Kampioneve do të jetë në transfertë për Egnatian. Ndaj Petrokub do të luhet në “Stadionul Zimbru”, pikërisht më 8 korrik prej orës 19:00.
Egnatia nuk ka kaluar asnjëherë një tur në Champions. Mundësia e tretë radhazi që të arrijë një sukses të tillë.
Pamje nga seanca e fundit stërvitore e Egnatias: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













