Ëndrra për të shkuar në çerekfinale mund të bëhet makth, gripi pushton një nga ekipet e kualifikuara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2026 | 20:03

Ëndrra për të shkuar në çerekfinale mund të bëhet makth, gripi pushton një nga ekipet e kualifikuara

Skuadra e Kolumbisë kaloi me sukses Ganën në fazën e parë me eliminim direkt të Botërorit dhe tashmë po bëhet gati të përballet me Zvicrën me synimin për të siguruar një vend në çerekfinalet e turneut.

asdasdsadsadsadsad

Por një virozë ka mbërthyer kampin e latino-amerikaneve dhe po vështirëson punën e tyre para duelit. “Po kalon mes nesh një virus që është shumë i rëndë. Ka shumë lojtarë që janë në një gjendje të tillë”, siguroi Hames Rodriguez para mediave, duke shpjeguar se disa kishin vështirësi të mëdha.

Edhe para ndeshjes ndaj Ganës, mediat kolumbiane kishin mësuar se kishte pasur probleme shëndetësore të disa futbollistëve, por situata duket se është përkeqësuar.

Kjo nuk është hera e parë kur në Botëror ndodhin gjëra të tilla. Në atë të mëparshmin në Katar, “virusi i gamileve” shkaktoi shumë telashe, duke ndikuar sidomos përfaqësuesen e Francës e cila për shembull nuk mundi të hidhte në fushë Rabio e Upamekano në gjysmëfinalen ndaj Marokut. Gjatë atij Botërori, kishte edhe lojtarë të tjerë të Holandës, Brazilit apo Zvicrës të cilët mbetën pa luajtur për ndeshje të veçanta për shkak të asaj viroze.

Ndërkohë Kolumbia e di të sigurt se nuk do të ketë më në dispozicion për këtë Botëror sulmuesin Xhon Kordoba, i cili u dëmtua ndaj Ganës dhe pas testeve të kryera, është mësuar se ka nevojë për të paktën 4 javë pushim.

PANORAMASPORT.AL