“Pa Niko Paz e Palestrën, Interi mbetet më i forti”, Morati: Bastoni? Nëse ndihet mirë, të qëndrojë
Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, shijoi sezonin e madh të zikaltërve, të kurorëzuar me fi timin e kampionatit dhe Kupës së Italisë, dhe vazhdon të jetë optimist pavarësisht dështimit për të transferuar Palestrën dhe Niko Paz, si edhe situatës së krijuar rreth Alesandro Bastonit.

Në një intervistë, Morati fl et për merkaton, rivalët, forcën e Interit dhe të ardhmen e mbrojtësit italian.
Moratti, e pranoni se në kohën tuaj Palestra dhe Niko Paz do të kishin përfunduar te Interi?
(Qesh). Nuk e di. Ishin dy negociata shumë të vështira. Ishte e mundur që të mos përfundonin me sukses. Palestra është një lojtar i mirë, por kishte një çmim të ekzagjeruar. Cilësitë e Niko Paz janë të dukshme për të gjithë, por Interi nuk ka asgjë për të fajsuar veten, sepse përfundimi i marrëveshjes nuk varej prej tij.
Krahasuar me kohën tuaj, sot futbolli ka ndryshuar shumë, duke nisur nga fuqia ekonomike e Premier League…
Fatkeqësisht, diferenca mes klubeve të mëdha europiane dhe atyre italiane zgjerohet nga sezoni në sezon. Klubet tona mund të bëjnë gjithçka si duhet, por në fund vijnë anglezët dhe ta rrëmbejnë lojtarin. Pa harruar se në kohën time nuk ekzistonin kufi zimet e ‘Fair Play Financiar’.
Ndërkohë Milani ka afruar Gonçalo Ramos, ndërsa Juventusi është pranë rikthimit të Kolo Muanit. Mendoni se Interi duhet të shqetësohet?
Absolutisht jo. Interi mbetet skuadra më e fortë në Itali. Pikërisht për këtë arsye, pas mosardhjes së Palestrës dhe Niko Paz, tifozët mund të jenë pak të zhgënjyer, por jo të shqetësuar. Ata e dinë mirë se Interi vazhdon të jetë një hap përpara të gjithëve.
Ku e mbështet këtë bindje?
Në atë që tregoi fusha në sezonin e kaluar. Në kompetencën e presidentit Marota dhe drejtorit sportiv Auzilio, të cilët do të dinë të sjellin futbollistët e duhur. Në aftësitë e Kristian Kivu si trajner dhe mbi të gjitha te forca teknike dhe morale e skuadrës, që mbetet më e kompletuara.
Le të kalojmë te çështjet jashtë fushe. Është e pashmangshme t’ju pyesim për situatën e Alessandro Bastonit…
Më vjen keq për djalin. Nuk mund të jap një mendim për një çështje kaq delikate dhe me karakter njerëzor.
Megjithatë, pas episodit me Juven dhe rastin Kalulu, kartonit të kuq me Italinë në ‘play off’ dhe zhvillimeve të fundit, 2026 ka qenë tepër i vështirë për Bastonin. A mendoni se, për të mirën e lojtarit dhe të Interit, ndoshta do të ishte më mirë të largohej?
Kur Ronaldo, në kohën time, vazhdonte të dëmtohej, edhe unë mendova se ndoshta ndarja do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë. Por më pas kuptova se disa lojtarë ndihen mirë vetëm tek Interi. Besoj se ky është vendi më i mirë ku Bastoni mund të luajë. Atij thjesht i duhet të kalojë këtë periudhë të vështirë.
Nuk mendoni se Bastoni mund të mbetet në shënjestër të tifozëve kundërshtarë edhe sezonin e ardhshëm?
Shpresoj që jo. Një gjë është rivaliteti sportiv mes tifozërive, krejt tjetër është të sulmosh dikë për një akuzë që ende nuk është e qartë dhe për të cilën askush nuk e di se sa e vërtetë është.
Pra, në vend të Interit, ju do ta mbanit Bastonin?
Nëse nuk është vetë ai që dëshiron të largohet, gjë që do të ndryshonte çdo situatë, atëherë po. Nëse ndihet mirë tek Interi, siç besoj unë, klubi duhet ta mbajë fort.
PANORAMASPORT.AL













