Momente tmerri për futbollistin e kombëtares italiane, dy të rinj i drejtojnë pistoletën në fytyrë dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2026 | 21:46

Momente tmerri për futbollistin e kombëtares italiane, dy të rinj i drejtojnë pistoletën në fytyrë dhe…

Momente paniku për mbrojtësin italian Armando Ico, që është përballur me një skenë tmerri. Mediat italiane raportojnë se mbrojtësit të Avelinos, i cili është aktivizuar 3 ndeshje me kombëtaren italiane, është kërcënuar me vendosjen e pistoletës në fytyrë nga dy të rinj.

QRtdEi3R

Synimi i agresorëve ka qenë ora e shtrenjtë dhe luksoze që futbollisti mbante në dorë. Pasi arritën t’i merrnin bizhuterinë e çmuar, dy autorët janë arratisur me shpejtësi në këmbë nëpër rrugicat e qytetit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e rendit. Policia lokale ka nisur hetimet e rrepta dhe po shikon kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmët e dy grabitësve.

raffaella-fico-armando-izzo

Ico ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave rozë për shkak të romancës së tij të re me showgirl-in e famshëm italian, Rafaela Fiko. Për fat të mirë, përveç frikës së madhe dhe dëmit material, futbollisti nuk ka pësuar lëndime fizike.

ICO

PANORAMASPORT.AL