ZYRTARE/ Dinamo siguron një tjetër përforcim, firmos ish-kapiteni i Tiranës dhe është gati për Europën
Skuadra e Dinamos ka bërë një tjetër afrim të bujshëm në merkaton e verës, duke kthyer në vendin tonë mbrojtësin Erjon Hoxhallari.

Anësori i majtë i mbrojtjes, i cili ka mbajtur për shumë vite edhe shiritin e kapitenit në radhët e Tiranës dhe gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Kombëtares, ka pranuar më në fund ofertën e bluve dhe do të jetë pjesë e tyre në vijimin e karrierës.
NJOFTIMI I DINAMOS
Erjon Hoxhallari është lojtari më i ri i FC Dinamo
Klubi blu mirëpret një mbrojtës me përvojë në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Me eksperiencën e fituar në Superligë dhe në kampionatin polak së fundi, Hoxhallari i bashkohet Dinamos për të sjellë siguri dhe cilësi në repartin difensiv.
Firma me mbrojtësin e njohur, i grumbulluar më parë edhe nga Kombëtarja kuqezi, është lëvizja e radhës e rëndësishme nga presidenti Adrian Bardhi për një skuadër gjithmonë e më të fortë.
Hoxhallari ka firmosur kontratën me 18 herë kampionët e vendit dhe i është bashkuar në stërvitje skuadrës sonë, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Mirë se erdhe, Erjon!
PANORAMASPORT.AL













