Mallkimi i “seleçao” vazhdon, Haland e kthen pas në kohën kur makthi i Brazilit quhej Maradona
Brazili i ka dhënë lamtumirën Kupës së Botës pas një humbje 2-1 përballë Norvegjisë së Erling Haland, me këtë të fundit i cili ka qenë i jashtëzakonshëm me dy golat e tij për t’u dhënë suksesin “vikingëve” duke i kaluar në çerekfinale.

Për Brazilin, ky eliminim ka qenë katastrofal, pasi ka shënuar herën e 7 radhazi që eliminohet nga një ekip europian në Kupën e Botës, duke vendosur rekord të ri për eliminime radhazi nga skuadra të të njëjtës konfederatë. Seria ka nisur me Francën në vitin 2006, për të vazhduar me Holandën në 2010, Gjermaninë në 2014 dhe Holandën përsëri në atë edicion për vendin e tretë, Belgjikën në 2018, Kroacinë në 2022 dhe së fundmi Norvegjinë.
Kjo është hera e parë pas 36 vitesh, që Brazili nuk arrin në çerekfinalet e turneut. Për herë të fundit ai ishte eliminuar në 16-she në vitin 1990, pas një ndeshje epike përballë Argjentinës së Maradonës.
Megjithatë, nuk mund të thuhet se nuk pritej, pasi Norvegjia është “macja e zezë” e brazilianëve të cilët nuk e kanë mundur asnjëherë. Në 5 takime të deritanishme mes dy ekipeve, 3 janë mbyllur me suksesin norvegjez dhe 2 sfida janë ndarë në barazim.
PANORAMASPORT.AL













