“Nuk jam më lojtari që kam qenë”, Ronaldo u vërsulet gazetarëve: Për 23 vite jeni munduar të më vrisni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 0:26

“Nuk jam më lojtari që kam qenë”, Ronaldo u vërsulet gazetarëve: Për 23 vite jeni munduar të më vrisni

Kristiano Ronaldo ka qene sot protagonist i një konference për shtyp të zjarrtë në vigjilje të ndeshjes së Portugalisë me Spanjën në Botërorin 2026. Futbollisti portugez nuk është kursyer në kritikat e tij ndaj mediave, të cilat sipas tij kishin qenë gjithmonë kundër duke e sulmuar vazhdimisht.

ronaldo

“Siç e kam thënë, do ta mbyll me futbollin kur të vendos unë, jo kur ta vendosni ju. Bëni gjithmonë të njëjtën pyetje”, e nisi ai i ngacmuar për fjalët e motrës së tij që kishte thënë se ky ishte Botërori i fundit. “Nuk dua të kaloj vëmendjen te kjo pasi është më pak e rëndësishme se ndeshja me Spanjën”, vijoi ai.

“Titullar? Nuk jam më futbollisti që kam qenë dikur, por nuk jam edhe aq keq. Kam shënuar tre gola në këtë Botëror. Ajo që kam bërë gjatë të gjtihë karrierës, ka qenë të përshtatem vazhdimisht me kohën që ndryshon. Ju them edhe faleminderit për sulmet që kam marrë pasi kam mbushur 40 vite. Kritikat janë ato të cilat të bëjnë të rritesh më shumë, ndaj faleminderit ju gazetarëve, më keni bërë të rritem edhe më shumë.

Gjëja më e vështirë e Botërorit? Të flas me disa prej jush, ata të cilëve nuk u pëlqej. Më kujtohen shumë mirë disa nga fytyrat tuaja. Jeni munduar për 23 vitet e fundit të më vrisni, por duhet ta keni kuptuar që nuk ia vlen, që ishte një humbje kohe, e megjithatë keni vazhduar ta provoni vazhdimisht.

Nuk do jem as më shumë e as më pak Kristiano Ronaldo nëse e fitoj Kupën e Botës apo jo. Mosha të jep pjekuri, eksperiencë, aftësinë për të kuptuar relativitetin e të gjitha gjërave”, tha ndër të tjera Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL