Haland është i pabesueshëm, vendoset rekordi i ri në historinë e Kupës së Botës
Erling Haland ka treguar se është padyshim një nga sulmuesit më të mëdhenj në qarkullim teksa që në pjesëmarrjen e tij të parë në Kupën e Botës ka lënë një shenjë të jashtëzakonshme.

Me dy golat e shënuar kundër Brazilit ai ndihmoi ekipin e tij që të kalonte në çerekfinalet e turneut, ndërsa shënoi në të katër ndeshjet në të cilat ka zbritur në fushën e lojës. Ai çoi në 7 numrin e golave të shënuar, duke barazuar Mbape dhe Mesin në majën e klasifikimit të golashënuesve më të mirë të turneut.
Kjo bëri që të regjistrohej një rekord i ri për Botërorët, pasi asnjëherë më parë nuk ka pasur 3 lojtarë njëkohësisht me 7 apo më shumë gola në të njëjtin edicion të turneut. Dhe nëse vazhdohet me këto ritme, rekordi mund të përmirësohet në turin tjetër.
PANORAMASPORT.AL













