VIDEO/ Rezultat historik për Botërorin, Meksikë-Angli mbyllet me pesë gola dhe karton të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 8:20

VIDEO/ Rezultat historik për Botërorin, Meksikë-Angli mbyllet me pesë gola dhe karton të kuq

Anglia ka kaluar në fazën çerekfinale të Kupës së Botës. Suksesi erdhi pas fitores 2 me 3 ndaj Meksikës në “Estadio Azteca”.

Screenshot 2026-07-06 081944

Dopieta e Bellingham dhe goli i Kejn me penallti në minutën e 60-të siguruan fitoren. Kartoni i kuq për Kuansah në minutën e 54-të nuk i prishi llogaritë e skuadrës së Tuhel.

Dhe pse Meksika rihapi ndeshjen në minutën e 69-të nga penalltia, nuk ia doli të ndryshonte fatin e saj. Rezultati është historik në “Estadio Azteca” sa i përket Botërorit.

Anglia u bë përfaqësuesja e parë që mposht Meksikën në stadiumin e saj. Meksika kishte 10 ndeshje e pamposhtur në “Estadio Azteca” deri tani gjatë Botërorit.

PËRMBLEDHJA E NDESHJES: (VIDEO)

WhatsApp Image 2026-07-06 at 09.15.56 (1)

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE

PANORAMASPORT.AL