Kaos në Botëror, Meksikë-Angli nuk do të nisë siç ishte planifikuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 1:28

Kaos në Botëror, Meksikë-Angli nuk do të nisë siç ishte planifikuar

Ndeshja Meksikë-Angli në “Azteca Stadium” është shtyrë. Sfida tashmë pritet të nisë në orën 03:00, dhe jo 02:00 siç ishte planifikuar fillimisht.

IMG_9804

Nuk ka gjumë në Angli për sfidën e raundit 1/8. Shkak për shtyrjen u bënë pikërisht kushtet atmosferike.

Fakt është se diçka e tillë u paralajmërua më parë. Megjithatë FIFA vendosi që fillimisht t’i qëndronte besnike axhendës fillestare.

Lajmi erdhi, kur kishte mbetur më pak se 1 orë nga fillimi i sfidës. Kujtojmë se fituesi i këtij çifti do të përballet në çerekfinale me Norvegjinë. Kjo e fundit eliminoi Brazilin.

PANORAMASPORT.AL