Analiza, çfarë nënkupton eliminimi i kombëtares për ekipet gjermane?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 10:33

Analiza, çfarë nënkupton eliminimi i kombëtares për ekipet gjermane?

Kombëtarja gjermane pësoi një eliminim surprizues shumë herët nga Kupa e Botës. Por çfarë do të thotë kjo për pjesëmarrësit e Ligës së Kampionëve, Bajernit, Borusia Dortmundit dhe Shtutgartit? Kontingjenti më i madh në fakt u dha nga Bajerni: nëse përfshihet edhe Jonas Urbig si portier stërvitor, kampionët kanë nëntë lojtarë nën kontratë që nga e premtja, të cilët ishin pjesë e skuadrës së Gjermanisë.

Screenshot 2026-07-06 103229

Të gjithë kanë shkuar me pushime pas eliminimit zhgënjyes nga Kupa e Botës. Dhe mund të shijojnë me të drejtë këtë periudhë. Te Bajerni, stërvitja rifillon më 20 korrik me testet e performancës, ndërsa kampi i parë stërvitor është planifikuar nga 27 deri më 30 korrik në Tegernze. Kur të zhvillohet turneu i rëndësishëm marketingu i klubit nga 1 deri më 8 gusht në Jeju (Kore e Jugut) dhe Hong Kong (Kinë), lojtarët e kombëtares gjermane do të jenë patjetër pjesë e tij.

Te kampionët rekord, rregulli është: lojtarët e kombëtares që nuk arrijnë në çerekfinale të Kupës së Botës marrin pjesë në Audi Samer Tor. Për trajnerin Vinsent Kompani, kjo është një gjë pozitive, pasi ka një pjesë të madhe të skuadrës së tij në Azi. Drejtuesit e Borusia Dortmund e ndoqën po aq nga afër eliminimin e kombëtares sa pjesa tjetër e futbollit gjerman. Edhe pse të gjithë do të kishin preferuar një fitore të Gjermanisë dhe një rritje të vetëbesimit për lojtarët e BVB, “Verdhezinjtë” shohin edhe një anë pozitive.

Për shkak të rikthimit të hershëm të këtij kuarteti, tre lojtarët e shëndetshëm do të bashkohen me shumë gjasë me turneun e marketingut që Dortmund zhvillon në Tokio dhe Osaka në Japoni nga 26 korriku deri më 2 gusht. Tre lojtarë të zhgënjyer të kombëtares pritet të rikthehen në Shtutgart pas pushimeve: Angelo Stiler, Xhejmi Leveling dhe Deniz Undav. Lojtarët e Kupës së Botës pothuajse me siguri nuk do të jenë gati për fillimin e stërvitjeve më 16 korrik. Ata pritet të kenë gjithsej tre javë pushim. Shtutgart e ka planifikuar me qëllim më vonë kampin e verës, që të ketë të gjithë skuadrën në dispozicion.

PANORAMASPORT.AL