VIDEO/ Humbja e vetme për Kejn, shfaqet si asnjëherë pas Meksikë-Angli: Arbitri ishte kundër nesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 11:30

VIDEO/ Humbja e vetme për Kejn, shfaqet si asnjëherë pas Meksikë-Angli: Arbitri ishte kundër nesh

Zëri ishte humbja e vetme për Herri Kejn pas ndeshjes së Anglisë me Meksikën. Ekipi i Tuhel fitoi 3 me 2 dhe tashmë është gati për çerekfinalen ndaj Norvegjisë.

Screenshot 2026-07-06 112914

Sulmuesi Kejn humbi zërin pas festimeve, ndërsa u paraqit në prononcim tejet i lumtur.

“Ishte një ndeshje e çmendur, na u desh të luftonim. Kam qenë duke kënduar, nuk mund të flas mirë. E gjithë situata, ekipi, gjithçka ishte kundër nesh, por ne gjetëm një mënyrë. Vetëm shikojini tifozët këtu, mbështetje e jashtëzakonshme, e pabesueshme.

Jam pa fjalë, nuk mund të flas fare. Mendova se e mora topin i pari, ishte një nga ato ditë kur arbitri dha shumë vendime kundër nesh. Në fund nuk kishte rëndësi, kështu që jam i lumtur”, u shpreh Kejn.

Rezervat e Kejn ishin pikërisht për gjykimin, pavarësisht se vetë ai realizoi përmes penalltisë.

Prononcimi i Kejn: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL