LIVE PORTUGALI-SPANJË/ Ojarzabal nuk u beson syve, humb rastin e artë për të shënuar (VIDEO)
Portugali-Spanjë është cilësuar si finalja e parakohshme e Botërorit. Të dyja skuadrat do të përballen në orën 21:00, ku do të kërkojnë një biletë për çerekfinalen e turneut. 
Kjo do të jetë përballja e parë mes luzitanëve dhe iberikëve, pas finales së Ligës së Kombeve të vitit të kaluar, ku në fund triumfoi skuadra e Roberto Martinezit.
Kombëtarja e Ronaldos e kaloi me vështirë Kroacinë ndërsa nga ana tjetër “La Roja” mposhtën lehtësisht Austrinë, për tu sfiduar me njëra-tjetrën në Teksas.
Edhe pse Portugalia triumfoi vjet në finale, në përballjet kokë më kokë me Spanjën, ka marrë vetëm një fitore, 6 barazime dhe 5 humbje. Ndërsa aktualisht ekipi i De La Fuente, është i vetmi që ska pësuar asnjë gol në këtë Botëror.
LIVE PORTUGALI-SPANJË 0-0
NGJARJET KRYESORE
12’ Unai Simon grushton gjuajtjen nga e djathta të Ronaldos. (VIDEO)
8’ Ojarzabal dërgon topin jashtë edhe pse i vetëm para portierit. (VIDEO)
7’ Gjuajta e Kanselos kalon mbi traversë. (VIDEO)
3’ Kosta pret gjuajtjen e Ojarzabal. (VIDEO)
1’ Nis dueli mes dy fqinjëve iberikë.
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













