LIVE PORTUGALI-SPANJË/ Vjen edhe momenti i Rafael Leaos, dy skuadrat duan të shmangin shtesat (VIDEO)
Portugali-Spanjë është cilësuar si finalja e parakohshme e Botërorit. Të dyja skuadrat do të përballen në orën 21:00, ku do të kërkojnë një biletë për çerekfinalen e turneut. 
Kjo do të jetë përballja e parë mes luzitanëve dhe iberikëve, pas finales së Ligës së Kombeve të vitit të kaluar, ku në fund triumfoi skuadra e Roberto Martinezit.
Kombëtarja e Ronaldos e kaloi me vështirë Kroacinë ndërsa nga ana tjetër “La Roja” mposhtën lehtësisht Austrinë, për tu sfiduar me njëra-tjetrën në Teksas.
Edhe pse Portugalia triumfoi vjet në finale, në përballjet kokë më kokë me Spanjën, ka marrë vetëm një fitore, 6 barazime dhe 5 humbje. Ndërsa aktualisht ekipi i De La Fuente, është i vetmi që ska pësuar asnjë gol në këtë Botëror.
LIVE PORTUGALI-SPANJË 0-0
NGJARJET KRYESORE
76’ Bruno Fernandes nga e djathta gjuan por gjen vetëm rrjetën e jashtme. (VIDEO)
73’ Diogo Kosta devijon mbi traversë goditjen e dënimit të Jamal. (VIDEO)
71’ Rafael Leao merr minuta dhe hyn në fushë në vend të Zhoao Feliks.
65′ Diogo Kosta pret gjuajtjen e Baena. (VIDEO)
61’ Pedri gjuan nga jashtë zonës, Veiga devijon mbi traversë. (VIDEO)
56′ Nunjo Mendesh del i dëmtuar, duke i bërë vend Semedos.
46′ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime.
45’+6’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
41’ Nunjo Mendesh gjuan nga jashtë zonës, Pedro Porro devijon topin që ndalet në traversë. (VIDEO)
37’ Zhoao Feliks kthen topin për Ronaldon i cili gjuan por gjen Unai Simon të vëmendshëm. (VIDEO)
31′ Kosta largon topin me këmbë dhe Olmo me kokë nuk e kthen dot në portë. (VIDEO)
16’ Diogo Kosta bën pritje të dyfishtë ndaj Jamal dhe Baena. (VIDEO)
12’ Unai Simon grushton gjuajtjen nga e djathta të Ronaldos. (VIDEO)
8’ Ojarzabal dërgon topin jashtë edhe pse i vetëm para portierit. (VIDEO)
7’ Gjuajta e Kanselos kalon mbi traversë. (VIDEO)
3’ Kosta pret gjuajtjen e Ojarzabal. (VIDEO)
1’ Nis dueli mes dy fqinjëve iberikë.
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













