Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Elbasani

Themeluar: 1923
Stadiumi: “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasan
President: Arben Laze
Trajner: Ilirjan File

Skuadra 2013-2014

Portierë

  A. Gurra   D. Kalemani
  E. Kotorri   E. Myftarago
  I. Toçi

Mbrojtës

  E. Balla   D. Cani
  E. Cekoja   M. Dushku
  B. Gjini   D. Ibrahimi
  G. Kaçuli   J. Lleshi
  B. Luniku   A. Mehmetaj
  I. Mërtiri   A. Pisha
  H. Suvarija   X. Turhani

Mesfushorë

  L. Bërdufi   D. Bylykbashi
  H. Çapja   E. Dalipi
  J. Dosti   E. Duka
  J. Elezi   O. Gava
  K. Gjorga   A. Hila
  A. Isaj   X. Jaupi
  E. Kapja   E. Kuçi
  E. Merxha   S. Mukja
  K. Roshi   E. Shazivari
  M. Toçi   A. Tupi

Sulmues

  E. Lamçja   E. Rezi
  O. Tafani

Trajner: I. File

Elbasani është një klub shqiptar futbolli, që përfaqëson ngjyrat e qytetit me të njëjtin emër, Elbasani. Klubi u themelua në vitin 1923, nga shkrirja e dy ekipeve, “Afërdita Elbasan” dhe “Perparimi Elbasan”, nën emrin Klubi i Futbollit “Urani Elbasan”. Në vitin 1932, klubi e quajti veten “KS Skampa Elbasan”, ndërsa më tej, në vitin 1939, u emërtua “Bashkimi KS”, në vitin 1949 “KS Elbasani”, në vitin 1950 “Puna Elbasan”, dhe në segmentin kohor 1958-1991, u quaj “KS Labinoti”. Gjatë sezonit 2005-2006, ekipi i Elbasanit e ka dominuar Superioren Shqiptare, teksa fitoi titullin e dytë të kampionit të Shqipërisë në historinë e vet, duke e mbyllur kampionatin me 11 pikë më shumë se rivalët e tyre të Tiranës. Në sezonin 2006-2007, Elbasani mori pjesë në raundin e 1 kualifikues për Ligën e Kampionëve, ku doli me sukses në përbaljen e parë me FK Vardarin e Shkupit, pastaj u eliminua nga FK Ekranas e Lituanisë (rezultati 1-3 në total). Më herët, verdheblutë kishin luajtur në Kupat e Europës në sezonin 1984-1985, ndaj Lyngby BK, duke humbur në të dyja ndeshjet me të njëjtin rezultat, 3-0.
Elbasani ka në palmaresin e vet edhe dy Kupa të Shqipërisë, që i ka fituar në sezonet vitet 1975 dhe 1992. Dy titujt e skuadrës verdheblu u përkasin edicioneve 1983–1984 dhe 2005–2006. Elbasani ka provuar të zbresë disa herë në kategorinë e parë, atje ku ka fituar titullin në vitet 1933, 1958, 2001–2002.