Partizani

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Partizani

Emri i plotë: Futboll Klub Partizani
Nickname: “Demat e Kuq”
President: Gaz Demi

Themeluar: 4 shkurt 1946
Trajner: Marcio Samapio

“Futboll Klub Partizani” është skuadër shqiptare futbolli, që e ushtron aktivitetin e vet në kryeqytet, Tiranë, dhe është themeluar në vitin 1946. Pjesëmarrja e parë në Kampionatin Kombëtar Shqiptar i përket vitit 1947. Për herë të parë në historikun e vet, pas sezonit 2010-2011, kjo skuadër zbret në Kategorinë e Dytë. Më 7 prill 1946, në një ndeshje miqësore kundër 17 Nëntorit të Tiranës, ekipi u quajt për herë me emrin “Partizani”, që e kishte të shkruar edhe në fanellat e kuqe. Partizani e fitoi atë ndeshje me rezultatin 2-0, me golat e O.Pengilit dhe Q.Telitit. Formacioni fillestar në këtë ndeshje miqësore ishte: Çobani, Tepeli, Dibra, Fagu, Kavaja, Pengili, Hoxha, Sakiqi, Bylyku ​​dhe Demneri. Partizani ka marrë pjesë në kampionatin kombëtar për herë të parë në vitin 1947 dhe arriti të fitojë trofe që në debutimin e tij. Të kuqtë fituan përsëri më 1948 dhe 1949, vite kur arritën të fitojnë Kupën. Sllave Llambi ka qenë në krye të ekipit asokohe. Në mbi 60 vjet, Partizani ka bërë emër e histori në futbollin shqiptar, duke u kthyer në një klub legjendar. Ai ka fituar 15 tituj kampioni, 15 Kupa të Shqipërisë dhe 1 Superkupë të Shqipërisë. Një tjetër arritje e madhe është medalja e argjendit në dy evente  ndërkombëtare, në Leipzig dhe Hanoi, duke triumfuar ndaj skuadrave të njohura nga Evropa Lindore. Partizani është edhe i vetmi ekip shqiptar që ka fituar një trofe jashtë vendit. Në vitin 1970, të kuqtë fituan Kupën e Ballkanit. Partizani dhe lojtarët e tij të talentuar kanë qenë prej kohësh bazë për ekipin kombëtar. Klubi i kuq është konsideruar edhe nga shumë njerëz se ka bazën më të madhe të tifozëve në Shqipëri, jo vetëm në qytetin e Tiranës, por në mbarë vendin. Në dekadën e fundit, Partizani nuk ka qenë ekipi i lartësisë së mëparshme. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, në vitin 1990, Partizani ka qenë më pak i suksesshëm në ecurinë e vet. Të kuqtë kanë fituar Kupën e Shqipërisë në 4 raste në këtë periudhë, respektivisht më 1991, 1993, 1997 dhe 2004, ndërsa kanë arritur të fitojnë titullin kampion vetëm një herë, në vitin 1993. Për herë të parë e pa veten në Kategorinë e Dytë kjo skuadër, në vitin 1998, kohë kur e mori si president Albert Xhani. Ai e ngjiti deri në Superiore legjendën e kuqe dhe filloi të afrojë lojtarë cilësorë, edhe të huaj, sidomos nga Brazili. Megjithatë, Albert Xhani, i cili ka qenë në krye të të kuqve për 11 vjet, ka fituar vetëm një trofe, një Kupë të Shqipërisë, në edicionin 2007-2008, kur ekipi i kuq drejtohej nga trajneri Hasan Lika dhe mundi në finale Dinamon. Sezoni i mëvonshëm ishte një nga më të këqinjtë. Situata e keqe financiare solli rezultate të dobëta dhe Shpëtim Duro e mori drejtimin e ekipit. Ai arriti t’i motivojë lojtarët dhe të luajnë një sezon shumë më pozitiv sesa pritej, por nuk mundi të superojë Kastriotin në një ndeshje shumë të kontestuar “play-out”-i. Kështu, Partizani u detyrua të zbresë nga Superiorja për herë të dytë. Sezoni 2009-2010 filloi edhe më keq. Presidenti Albert Xhani deklaron se nuk do të ketë paga për lojtarët këtë sezon. Megjithatë, afroi disa lojtarë të njohur si Skerdi Bejzade, Klodian Asllani, Arjan Sheta dhe Sokol Ishka. Eduard Zhupa ishte trajner fillimisht, por pas 6 ndeshjeve të para, sulmuesi Bejzade mori përsipër edhe rolin e trajnerit. Para fillimit të gjysmës së dytë të sezonit erdhi aksionar edhe Paro Laci, me 40 për qind të aksioneve, Lulëzim Sallaku, me 10 për qind, ndërkohë që Xhani mbajti pjesën e mbetur, 50 për qind. Megjithatë, ishte Paro Laci, që mori përsipër të paguante pagat e ekipit. Partizani lulëzoi disi, duke marrë fitore radhazi, por Laci vendos të largojë trajnerin Bejzade, të preferuarin e Xhanit, duke sjellë në drejtim Gerti Haxhiun. Pas sezonit 2010-2011, ekipi zbriti për herë të parë nga Kategoria e Parë në të Dytën. Me shumë sforco e probleme, tashmë nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila nxori jashtë loje presidentin Xhani, që nga ana e vet vijoi së koti betejën ligjore për njohjen e të drejtave mbi klubin e kuq, Partizani lë të Dytën dhe rikthehet në Kategorinë e Parë. Në fund të sezonit 2012-2013, me dy bashkaksionarë në drejtim, Lul Sallakun dhe Gaz Demin, rikthehet në Superiore. Tashmë të gjitha aksionet e Partizanit i ka Gaz Demi, që është edhe president i tij.

Trofetë e Partizanit
15 tituj kampioni në Superiore (1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1962–63, 1963–64, 1970–71, 1978–79, 1980–81, 1986–87, 1992–93)
1 titull kampioni në Kategorinë e Parë (2000-01)

15 Kupa të Shqipërisë (1948, 1949, 1957, 1958, 1961, 1964, 1966, 1968, 1970, 1973, 1980, 1991, 1993, 1997, 2004)
1 Superkupë Shqipërie (2004)
1 Kupë Ballkani (1970)

 

Skuadra, 2013-2014

Portierë

  F. GJONIKAJ   A. HOXHA
  S. HOXHA   M. NDOJ

Mbrojtës

  L. AHMETI   K. ÇEMA
  J. DUQI   L. IBRAHIMI
  B. KRASNIQI   G. KRASNIQI
  M. MURATI   E. PREMÇI
  A. RRAHMANI

Mesfushorë

  D.ANTANASIJEVIĆ   M. BARDHI
  E. DEMIRI   A. DUNKOVIĆ
  M. HAFUZI   F. HYSENBELLIU
  R. HYSHMERI   B. MALIQI
  H. MARKU   M. MAZREKAJ
  G. MEZINI   E. MUSTA
  N. NEXHIPI   O. OSHOBE

Sulmues

  R. BERMETA   R. DUSHKU
  E. LALA   M. MEMELLI
   A. PLISKA
  X. ROSHI   M. SAČER
  E. SALI

Trajner

H. LIKA

 

www.minuta90.com