Lushnja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Lushnja

lushnjaThemeluar: 1926
Stadiumi: “Roza Haxhiu”, Lushnje

President: Fatos Tushe
Trajner: Artan Bano

KS ”Lushnja” është një klub i futbollit shqiptar, që përfaqëson qytetin me të njëjtin emër, Lushnjën. I themeluar në vitin 1926, ajo e ka ndryshuar emrin për herë të parë në “KS Traktori”, në vitin 1945. Më pas, në vitin 1950 u quajt sërish “SK Lushnjë”, ndërsa e ndryshoi më 1951, teksa u emërtua “Puna Lushnjë”. U desh të vinte viti 1958, që t’i rikthehej emri “KS Traktori”. Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, pikërisht në vitin 1991, ky klub futbolli mori emrin që ka edhe sot,  KS Lushnja. Në vitin 1948, skuadra lushnjare ka marrë pjesë për herë të parë në Kategorinë Superiore Shqiptare. Lushnja ka fituar titullin në kategorinë e parë pesë herë (1960, 1982, 1988, 1990, 1996). Për hrë të fundit, që prej sezonit 2007-2008, Lushnja luan në kategorinë e parë. Lojtarët më me emër, që ka nxjerrë futbolli lushnjar, janë Roza Haxhiu, Pirro Gjeci, Artan Bano, Sajmir Malko, Saimir Bendo, Dritan Cuko, Ilir Haxhiu, Bardhyl Elezi, Rezart Dabulla etj.

Skuadra 2014-2015

Kliko këtu