Luftetari

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Luftetari

LuftetariEmri i plotë: Klubi i Futbollit Luftëtari
Vendndodhja: Gjirokastër
Nickname: Bluzinjtë
Themeluar: 1930
Stadiumi: “Luftëtari”
President: Flamur Bime
Trajner: V.Gjoni

Luftëtari është një klub shqiptar futbolli me seli në Gjirokastër. Për sezonin 2006-2007, bluzinjtë gjirokastritë luajtën në Superiore për herë të fundit, për t’u rikthyer aty pas sezonit tepër të suksesshëm 2011-2012, kur u shpallën edhe kampionë të Kategorisë së Parë, duke u renditur të parët e vendit. Në vitin 1929, Luftëtari i Gjirokastrës u themelua si klub futbolli nën emrin “Shqiponja”. Më pas ka pësuar shumë ndryshime në emrin e vet përgjatë viteve, duke u quajtur Gjirokastër (1949), Puna Gjirokastër (1951), Luftëtari Gjirokastër (1958), Shqiponja Gjirokastër (1992) dhe të tanishmë mban emrin Luftëtari, që prej vitit 2002. Luftëtari e përfundoi kampionatin si nënkampion i elitarëve në sezonin 1977-1978, cka është arritja e tij më e lartë deri tani. Luftëtari në të kaluarën kishte një akademi të spikatur futbolli në Shqipëri, prej nga dolën lojtarë me emër, që kanë luajtur edhe për kombëtaren kuqezi, si Theodhori Kalluci, Sefedin Braho, Lefter Millo, Arjan Xhumba, Arjan Bellai, Altin Haxhi etj.

Skuadra  2014 – 2015

Kliko këtu

www.minuta90.com