Albpetrol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Albpetrol

Emri i plotë Klubi Sportiv Albpetrol, Patos
Themeluar 1947
Stadiumi “Alush Noga”, Patos
Kapaciteti 4.000 shikues
Administratore Rajmonda Balilaj
Trajner Adriatik Kurti
Liga ku garon Kategoria e Parë

 

Albpetroli “dergjej” prej vitesh në Kategorinë e Dytë, ndërsa në fund të sezonit 2012-2013 arriti të ngjitet një “kat” më lart, pasi e mbylli garën si kryesuese e grupit B dhe u shpall kampion pas finales së fituar ndaj Veleçikut. Skuadra nga Patosi gjatë historisë së saj (është themeluar në vitin 1947) është njohur edhe me emrin “KS Punëtori” (1947-49 dhe 1958-92), “Patosi” dhe “Puna Patos”. Shtatë pjesëmarrje në Kategorinë Superiore numëron Albpetroli (1974-1975), ku zuri vendin e fundit, dhe nga 1992-1998. Interesant është fakti se Albeptroli ka arritur deri në finalen e një Kupe të Shqipërisë, në sezonin 1992-1993, ku humbi në finale 1-0 me Partizanin. Albpetroli ka marrë pjesë gjithashtu edhe në Kupën e Kupave në sezonin 1993-1994, duke u skualifikuar nga Balzer i Lihtenshtejnit me rezultatin e përgjithshëm 1-3 (0-0, 1-3).

 Skuadra 2013-2014

Portierë

  E. Kaja   M. Kapaj

Mbrojtës

  H. Aliaj   A. Arapi
  X. Bregu   D. Çemeri
  R. Derka   E. Kapo
  L. Mbyeti   E. Papingu
  S. Zharkalliu

Mesfushorë

  K. Arapi   R. Asllanaj
  E. Bratja   A. Ferko
  X. Hajderaj   R. Hatia
  J. Hidersha0   X. Kaloti
  M. Kule   G. Mengra
  E. Mici   L. Taullau

Sulmues

  S. Gjoka   O. Goxhaj
  M. Hasa   A. Hyseni
  K. Jovani   S. Shpataraku
  L. Siqeca

Trajner: A. Kurti