Burreli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Burreli

Stadiumi i Burrelit

Stadiumi i Burrelit

Themeluar: 1952
Stadiumi: “Liri Ballabani”, Burrel
Administrator: Bashkia e Burrelit
Trajner: X.Faruku

Skuadra 2014-2015

Kliko këtu

Burreli është një klubi shqiptar futbolli, që përfaqëson rrethin e Matit në veprimtaritë kombëtare. Klubi ka pasur shumë pak sukses  që nga krijimi i tij, në vitin 1952. Burreli është prej vitesh pjesë e kategorisë së parë. Në fund të sezonit 2008-2009 ishin pranë ngjitjes në Kategorinë Superiore, teksa luajtën në play-out me Teutën, por nuk ia dolën dot. Nën emrin “31 Korriku”, kjo skuadër ka luajtur në ligat më të ulëta të Shqipërisë nga krijimi e deri në vitin 1981, kur ka marrë pjesë për herë të parë në Kategorinë Superiore. Më pas, në elitën e futbollit shqiptar luajti në sezonin 1981-1982, sepse “31 Korriku” i asaj kohe zbriti përsëri në të parën. Skuadra matjane ishte pjesë e Kategorisë Superiore edhe në sezonin 1983-1984, duke qenë kalimtare në sallonin e më të mirëve të vendit, pa lënë gjurmë.